Virusologu gjerman: Na duhet skenar në rast se nuk zbulohet vaksinën kundër Covid-19

Virusologu i njohur gjerman, Hendrik Streeck është i përmbajtur për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe vlerëson se është e domosdoshme që të përgatitet skenar në rast se nuk ka vaksinë.

“Supozimi im bazohet në faktin se deri më tani nuk është gjetur vaksinë për koronaviruse të ndryshme. E njëjta vlen edhe për “vrasës” të tjerë infektivë, si malaria, tuberkulozi dhe HIV”, tha Shtrek për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

Edhe për gripin, shtoi, çdo vit duhet të zhvillohet vaksinë e re.

Ai tha se edhe tek popullata nuk do të ketë mundësi të shkatërrohen të gjitha infeksionet e koronavirusit.

Streeck vlerëson se është e domosdoshme të fokusohemi në mbrojtjen e atyre të cilëve u kanoset formë më e rëndë e sëmundjes.

“Duhet të gjejmë mënyrë të jetojmë me virusin. Në mbarë botën pandeminë nuk do të mund ta përfundojmë me ndërprerjen e zinxhirit të infeksioneve, testimit dhe karantinës, por me to mund ta kontrollojmë”, tha Streeck.

Virusologu i mirënjohur gjerman, gjithashtu, e komentoi brengosjen se sëmundja nuk sjellë me vete imunitetin që zgjat shumë.