Vitaminat që ju duhen për të shmangur gripin

Advertisment

Gripi në dimër është një fenomen shumë i zakonshëm, por ka mënyra se si ta shmangni atë dhe të furnizoni trupin tuaj me vitaminat e duhura.

Ekspertët ju japin përgjigjen dhe ju tregojnë cilat janë vitaminat më të mira që funksionojnë kundër gripit dhe në cilat ushqime mund ti merrni ato.

Reklame

Vitaminat që ju duhen

Vitaminat që japin një nxitje në sistemin imunitar janë A, C dhe D3. Kombinuar me probiotikë dhe zink, ju keni një recetë të mirë natyrale kundër gripit. Gjatë dimrit, ju keni mungesa të vitaminës D sepse nuk jeni të ekspozuar ndaj diellit, gjë që do të forconte sistemin tuaj imunitar.Ushqime që ju japin vitamina

Është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitamina A dhe C. Antioksidantët që ato përmbajnë, zvogëlojnë stresin oksidues në trupin tuaj dhe bën që të veproni në mënyrë efektive në sistemin imunitar. Nutricionistët rekomandojnë të hani patate të ëmbla, karrota, brokoli dhe kunguj të njomë për Vitaminë A.

Gjithashtu hani speca, kivi, avokado, luleshtrydhe, portokall, brokoli dhe majdanoz për vitaminë C. Hani ushqimet tuaja përkatëse dhe ato do të mbrojnë trupin tuaj gjatë gjithë kohës.

Zinku dhe probiotikët

Zinku është treguar që zvogëlon kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave të gripit. Ushqimet e pasura me zink janë midhjet dhe prodhimet e tjera të detit, fasule, thjerrëza, arra dhe soje.

“Probiotikët ndihmojnë shëndetin tuaj të zorrëve. Ato gjithashtu përmirësojnë funksionin imunitar në të gjithë trupin. Ushqimet ideale që ju japin probiotikët e nevojshëm janë kosi, kefiri, lakra turshi dhe perimet e tjera turshi në përgjithësi.

Sidoqoftë, për gjithçka si fillim ju konsultoheni me mjekun tuaj dhe të shihni nëse keni nevojë për ilaçe speciale apo nëse ju ndalohet të hani ushqime specifike.