Vizitorët e huaj ankohen më shumë për infrastrukturën rrugore në Maqedoni

Advertisment

Rrjeti rrugor dhe higjiena në vendet publike morën notën më të ulët nga vizitorët e vendit të anketuar në vendkalimet kufitare në vend. Ata që kaluan vendkalimet kufitare vitin e kaluar dhanë notat më të ulëta për rrjetin rrugor dhe higjienën në vendet publike. Nota më e lartë u dha nga vizitorët për sjelljen e njerëzve.

Vlerësimi mesatar i shërbimeve të vizitorëve të huaj në vendkalimet kufitare në vitin 2019, sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror të statistikës, është 4.16. Sjellja njerëzore u vlerësua me 4.53, burimet arkeologjike dhe historike me 4.51, mjedisi natyror me 4.41, restorantet me 4.37, shërbimet e aeroportit me 4.32, argëtimi dhe jeta e natës me 4.25, siguria dhe shërbimet shëndetësore kanë marrë notën 4.19, higjiena në vendet publike 3.71 dhe rrjeti rrugor 3.64.

Reklame

Shumica e atyre që janë regjistruar në vend në vendkalimet kufitare kanë transituar, gjegjësisht 44.4 për qind, 36 për qind kanë qëndruar në vend, ndërsa 19.6 për qind kanë bërë një vizitë njëditore.

Sipas moshës, vizitorët më të shpeshtë janë midis 36 dhe 42 vjeç, grupi që edhe më shumë ka transituar. Në qëndrim njëditor, më shpesh ose rreth 30 për qind kanë ardhur vizitorë të moshës 43 deri në 50 vjeç, ndërsa 25 për qind kanë qenë të grupmoshës 36 deri në 42 vjeç.

Mbi 40 për qind e atyre që kaluan transit janë të moshës 36 deri në 42 vjeç, ndërsa vizitat njëditore u bënë kryesisht ose 30 për qind nga vizitorët e moshës 36 deri në 42 vjeç, por edhe ata të moshës 43 deri 50 dhe 51 deri 59 vjeç.
Vizitorët shpenzuan më së shumti në vend për ushqime dhe pije mbi 20 për qind të mjeteve, si dhe për argëtim, rekreacion, shëndetësi dhe të ngjashme./MIA/