Vjen bashkëpunimi mes reperëve Noizy dhe S4MM (VIDEO)

Advertisment

Kjo vazhdon të jetë sezoni i bashkëpunimeve.

S4MM dhe Noizy para disa orëve ka publikuar në platformat digjitale duetin e tyre të ri, i cili brenda pak orëve arriti të mbledhë një numër të madh klikimesh.

Reklame

Reperët këngën e kanë titulluar ‘Puerto Rico’, dhe për tekstin janë përkujdesur vetë ata, ndërsa projekti është i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve, ku para 1 viti u bënë bashkë për këngën “Po thu”. Kurse para vjetësh ata sollën bashkëpunimin me titull, “La Familia”. /Prive.al