Vjen mesazhi i Cristiano Ronaldos për Eriksenin

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas rastit të rëndë që i ndodhi mesfushorit të Danimarkës, Christian Erisken.

Danezi për disa minuta luftojë me jetën, derisa Federata e Danimarkës ka njoftuar se gjendja e tij është stabile, raporton lajmi.net.

Reklame

Ndërkohë, Ronaldo i ka uruar shërim të shpejtë Eriksenit.

“Mendimet tona dhe lutjet për Christian Erisken dhe familjen e tij. Bota e futbollit qëndron bashkë për lajme të mira. Jam duke besuar se do gjesh mënyrën e rikthimit në fushë Chris. Qëndro i fortë”. Ndërkohë, ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është suspenduar./Lajmi.net/