Vjen nga Gjermania në Kosovë, infektohet me Covid19!

Advertisment

62 ka shkuar numri i të infektuarve me Covid-19 në qytetin e Kaçanikut.
Vetëm dje (e hënë) në këtë qytezë të Republikës u shënuan 6 raste të reja.

Indeksonline mëson se në mesin e këtyre rasteve ishte edhe një i infektuar nga Gjermania.
Ai kishte ardhur për pushime qe disa ditë në Kaçanik.

Reklame

Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 250 raste me koronavirus. /Indeksonline/