Vjetërsia e veturave alarm për ndotjen e ajrit!

Profesori universitar Izet Zeqiri në rrjetin social facebook ka prezantuar pjesë nga diskutimi në Akademin e Shkencave të Maqedonisë lidhur me ndotjen e ambientit jetësor.

Nga diskutmi lidhur me ndotjen e ambientit jetësor sot ASHAMV në tryzën e rumbullakët.
Veçoj pjesë nga diskutimi.

Reklame

Veturat si ndotës
Me liberalizimin e importit të veturave në 2010 janë importuar 334 084, nga të cilat 82 për qind të vjetra. Nga 5-10 vjet të vjetra janë vetëm 11 për qind, kurse 1 deri 2 vjet të vjetra janë 1.94 për qind, kurse 87 për qind janë shumë të vjetra.

Vjetërsia e veturave paraqet alarm ato janë mbi 19 vjet të vjetra ne RMV, kurse ne vendet tjera vjetërsia është nga 9 deri 12 vjet.

Edhe pse kemi afër 500 000 vetura të regjistruara, Maqedonia e Veriut e fundit me numrin e veturave në 1000 banor vetem me 194 vetura. Shih tabelen.
Nga buxheti prej 3.8 miliard euro vetëm 0.5 për qind për mbrojtje të ambientit ose1.9 milion euro.