VJOSA OSMANI FLET PARA MEDIAVE: SOT FILLON PUNA, RRUGËTIMI NUK DO TË JETË I LEHTË

Numri i dy i Vetëvendosjes në listën e deputetëve, njëherit kandidate për presidente, Vjosa Osmani në prononcim për media së bashku me Albin Kurtin ka falënderuar qindra herë votuesit për këtë fitore të thellë. Osmani tha se këtë ditë e kemi pritur të gjithë gjatë këtë ditë. Sipas Osmanit, vota e qytetarëve solli ndryshimin, njofton News33.tv

“Miliona herë falënderit nga thellësia e zemrës. Jemi të vetëdijshëm për barrën që kemi marrë nga besimi që na e keni m’ veshur. Nuk është mandat për hakmarrje e kthim prapa. Mandati është për të luftuar korrupsionin. Qeveria do të jetë e juaja, zëri juaj është zëri ynë. Fitorja e sotme plebishitare është tregues se ndryshimet janë të mundshme në Kosovë. Qytetarët e ndëshkojnë keq qeverisjen. Sot fillon puna për bashkim, përtej ndasive. Ishte nder të punoj me Kurtin. Do të jetë nderë që ta shohim Kosovën të udhëhiqet nga një kryeministër që deri këtu ka arritur me nderë”, tha Osmani, raporton News33