Ajo po e dëshiron Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri që tashmë i është premtuar Agim Veliut
Nënkryetarja e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë sot pjesë në mbledhjen e Kryesisë së partisë, e në të cilën u caktuan ministrat nga radhët e LDK-së.
Osmani ka shprehur para mbledhjes rezerva dhe kritika për emrat e ministrave dhe dyshime nëse dëshiron që të emërohet Kryetare e Kuvendit, pozitë që ia ka ndarë LDK-ja.
“Një pakënaqësi të tillë e ka shprehur para mbledhjes. Në mbledhjen e shkurtër ku janë preznatuar emrat, ajo nuk ka marrë pjesë. Nuk ka ende një reagim final të saj rreth pozicionit që do të mbajë”, ka thënë një zyrtar i lartë në LDK.
Ajo po e dëshiron Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri që tashmë i është premtuar Agim Veliut.
Mes Osmanit dhe Veliut janë shfaqur edhe gjatë negociatave me VV-në shumë pakënaqësi dhe konflikte publike. Agim Veliu, që është aktualisht Kryetar i Podujevës ka qenë personi më i atakuar nga VV-ja.
E kishin konsideruar edhe si njeriun që po dëshironë të dështojë koalicioni. Ndërkaq Osmani si më e dëshiruara nga VV-ja./Reporteri.net