Vjosa Osmani: Në një Qeveri të re teknike nuk do të jem kryetare e Kuvendit!

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë për mocionin e ngritur nga LDK-ja ka thënë se në rast se bëhet qeveria e Re teknike nuk do të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se nuk mund të përfshihet ne pazaret e pative për interesa të veta, shkruan IndeksOnline.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Osmani po ashtu ka bërë të ditur se është kundër mocionit të ngritur nga partia e saj ndaj Qevrrisë Kurti.

“Në një Qeveri të re teknike unë nuk do të jem kryetare, me kushtetutë kjo pozitë I takon partisë së parë, fitusve të zgjedhjeve.

Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta.

Kosova nuk ka nevojë për Qeveri Teknike, por të përqëndrohet në luftimin e kësaj pandemie dhe të merret me sfidat e qytetarëve të Kosovës, prandaj mendoj se nuk do të duhej një qeverie e tillë teknike.Neni 95.pika 5 tregon qartë procedurat se kujt mund t’i jepet e drejta e formimit të Qeverisë, aty flitet për partinë apo koalicionin që ka dalë i pari deh nëse partia e parë nuk propozon apo nuk arrin të formojë një shumicë të re, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje dhe kjo është e qartë. ”, ka thënë ajo./IndeksOnline/