Vjosa Osmani siguron shtatë deputetë në listën e saj

Sot në media ka qarkulluar lista e plotë e kandidatëve që kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë në legjislaturën e radhës nga Vetëvendosje.

Vjosa Osmani ka arritur që me listën e saj deri tani të ketë shtatë deputetë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Përveç Vjosa Osmanit, numër të madh votash ka marrë edhe Donika Gërvalla.

Haxhi Avdyli e Faton Peci po ashtu kanë marrë numër të mjaftueshëm votash në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këshilltarja e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci dhe avokatja Daorsa Kica-Xhelili kanë patur sukses në debutimin e tyre në politikë, duke marrë votat e mjaftueshme për të siguruar vende në Kuvend.

Deputet pritet të jetë edhe kandidati nga Ferizaji, Burim Karameta.

Në bazë të numrave, Vjosa Osmani ka mundësinë që të formojë grupin e saj parlamentar, gjë e cila edhe është lënë si mundësi e hapur.