Vjosa Osmani zbulon moton e fushatës (FOTO)

Ud e Presidentit Vjosa Osmani, që tashmë zyrtarisht është larguar nga LDK-ja para pak çastesh ka zbuluar moton me të cilën planifikon t’i nënshtrohet vullnetit të sovranit, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka shpërndarë moton “Guxo” në rrjetin social Facebook.

Reklame

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.

Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO!

Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani.

Tashmë në vend pritet shumë shpejtë të organizohen zgjedhjet e reja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se vota e deputeti Etem Arifi në formimin e Qeverisë Hoti ishte jo legjitime./IndeksOnline/