Vjosa refuzon të kandidojë nën logon e VV, përplasje me dhe Albin Kurtin

Advertisment

Njëra nga arsyejet se pse Vjosa Osmani nuk ka arritur koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen (VV), është se ajo nuk është pajtuar që të kandidojë në këto zgjedhje nënë logon e partisë së Albin Kurtit.

Sonte në ora 18:00 ka kaluar afati për aplikim për certifikim të koalicioneve parazgjedhore në KQZ, ku kanë aplikuar vetëm dy koalicione parazgjedhore, koalicioni VAKAT dhe ZAJENO.

Reklame

Tema më e diskutuar kohët e fundit ka qenë koalicioni i mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit e cila përfundimisht ka ndarë rrugët me partinë e saj, LDK.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se ka pasur mospajtime të thella mes Vjosa Osmani dhe Vetëvendosjes për arritjen e një koalicioni parazgjedhor pasi, Osmani nuk po pajtohet që të kandidojë në këto zgjedhje nën logon e VV.

Po ashtu sipas këtij burimi në mospajtime ka qenë e përfshirë edhe Mimoza Kusari, e cila bashkë me Osmanin kanë insistuar që të kandidojnë bashkë me Vetëvendosjen nën një emër të përbashkët të koalicionit.

Ndryshe edhe Metro ka raportuar më herët nga burimet me VV’në se koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin ka dështuar dhe kjo e fundit do të garojë e vetme në zgjedhje. /gazetametro.net