Vlefshmëria e pasaportave të skaduar të shtetasve tanë në diasporë do të vazhdohet deri në fund të vitit

Advertisment
HTML Image as link

Për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë jashtë vendit pasaportat e të cilëve kanë skaduar ose vlefshmëria e tyre skadon këtë vit, do të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që vlefshmëria e këtyre dokumenteve të udhëtimit të zgjatet deri në fund të vitit, paralajmëroi sot Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai theksoi se diplomatët tanë me ekipe mobile do i fotografojnë shtetasit tanë jashtë vendit për t’ju lëshuar atyre pasaporta të reja, me çka deri më tani janë lëshuar mbi 7.000 dokumente udhëtimi, por se ka problem me shtetasit e vendit me pasaporta të skaduara që janë në Kinë.

Reklame

“Nëse ekipet mobile shkojnë në Kinë për t’i fotografuar 12-të shtetasit tanë, ata do të duhet të jenë në karantinë për 30 ditë. Prandaj, gjetëm një zgjidhje tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ta zgjasë vlefshmërinë e pasaportave deri në fund të vitit, me ndryshimit të ligjit, në mënyrë që qytetarët t’i përdorin pasaportat aktuale me datë të skaduar”, tha Osmani.

 

Ai theksoi se i mohon thashethemet se ka probleme me shkëmbimin dhe lëshimin e pasaportave të shtetasve tanë jashtë vendit dhe se kjo është një fenomen masiv.

“Mënyra më e thjeshtë është me një ndryshim ligjor ta zgjasim kohëzgjatjen e pasaportave të tyre deri në fund të vitit”, tha Osmani, duke shtuar se bota është megjithatë në krizë me pandeminë e Kovid-19 dhe ne duhet t’i përshtatemi kushteve të krizës.