VMRO: 2 469 raste aktive me Covid 19 për Filipçen janë normalitet

Advertisment

Zaevin dhe Filipçen nuk i shqetëson as numri i djeshëm prej 193 të sëmurëve të rinj nga Kovid-19. Më të rëndësishme e kanë që ta festojnë përvjetorin e Marrëveshjes së Prespës.

Virusi korona në Republikën e Maqedonisë po merr hov gjithnjë e më të madh. Numri treshifror i të sëmurëve të rinj nga Kovid-19 nuk po ulet. Zaevi dhe Filipçe e zbritën Maqedoninë në shoqërinë e vendeve të botës së tretë.

Reklame

Numri i të sëmurëve është 4.482, prej të cilëve raste aktive janë 2.469. Këta numra për Filipçen përfaqësojnë normalitet. Me 210 raste të vdekjes, vetëm se konfirmohet se Zoran Zaevi dhe Venko Filipçe me paaftësinë e tyre vetëm po e thellojnë krizën.

Përderisa Filipçe flet se situata ,e Kovid-19 është normale, një numër i madh i personelit mjekësor është në izolim.

Qeveria e Zoran Zaevit e rrënoi sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë. Përveç sistemit shëndetësor, edhe ekonomia maqedonase gjendet në gjunjë. Në vend se t’iu ndihmohet mijëra firmave të cilat janë në skaj të ekzistencës, firmat e Zaevit në kohë të pandemisë i dyfishojnë fitimet e tyre.

Për shkak të paaftësisë së LSDM-së po vuajnë qytetarët në secilën sferë. Për shkak të LSDM-së, virusi Kovid-19 po bën kërdi përgjatë shtetit. Për shkak të LSDM-së mijëra qytetarë mbetën pa punë.

LSDM për tre vite qytetarëve në vend të jetës u solli varfëri, krizë, korrupsion. LSDM në zgjedhjet parlamentare do të humb për shkak të gjithë kësaj.

Po vjen koha kur do ta fitojmë koronën dhe do ta fitojmë virusin e dytë, Zaevin dhe LSDM-në. Ose ripërtëritje, ose mashtrime.

Maqedonia nuk harron dhe Maqedonia do të fitojë!

Zgjedhja është mes ripërtëritjes të cilën do ta sjellë VMRO-DPMNE-ja dhe mashtrimin të cilin e kemi nga Zaevi dhe LSDM-ja. Maqedonia nuk harron dhe populli do ta bëjë dallimin.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMME-së