VMRO-DPMNE: Vendimi i Edi Ramës për hapjen e kufijve ”shuplakë” për Zaevin dhe Spasovskin

VMRO-DPMNE përmes një komunikate theksoi sot se vendimi i kryeministrit shqiptar Edi Ramës për hapjen e kufijve vetëm për shqiptarët, përfshirë ata nga Maqedonia është edhe një shuplakë për qeverinë e Spasovskit dhe Zaevit dhe mossukses i madh për njeriun e parë të diplomacisë Dimitrov.

“Vendimi i Edi Ramës për hapjen e kufijve vetëm për një pjesë të qytetarëve të cilët janë me prejardhje shqiptare është edhe një shuplakë për qeverinë e Spasovskit dhe Zaevit dhe mossukses i madh për njeriun e parë të diplomacisë Dimitrov. Kjo është humbje e re e qeverisë së Zaevit sepse vendimi është diskriminues dhe fyes”, thekson VMRO.

Reklame

Sipas kësaj partie, për vetëm disa muaj qeveria e paaftë e Zaevit ka hyrë në mosdurim dhe krijon probleme me të gjithë fqinjët.

“Përveç marrëveshjes me Greqinë, ndodhi bllokada e integrimeve nga Bullgaria. Pendarovski mori shuplakë të nxehtë nga Beogradi për shkak të përzierjes në punët e brendshme dhe negociatat mes Prishtinës dhe Beogradi dhe ja tani humbje e re edhe nga Shqipëria. Për disa muaj disa humbje dhe çështje të hapura me fqinjët është rezultati i paaftësisë së Zaevit dhe qeverisë në largim.”, thekson VMRO-DPMNE.

Në një video-komunikim në profilin e tij në Facebook, Rama deklaroi se duke filluar nga data një qershor do të hapet i gjithë kufiri tiokësor mes shqiptarëve dhe vendeve që ka shqiptarë.

“Nga 1-Qershori hapim kufijtë mes gjithë shqiptarëve. Shqipëria do të hapë kufijvë me Kosovën, Maqedoninë e Veriun, Malin e Zi dhe me të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Të gjithë kufijtë tokësorë do të hapen, ndërkohë që plazhet do të qëndrojnë të mbyllura edhe për pak,”- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se këtë javë do të hapen edhe plazhet, vetëm për hotelet për momentin, ndërsa sqaroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për këtë hapje dhe për të gjitha masat që duhen marrë.

“Nga data 10 qershori, plazhi do të jetë i hapur për hotele, në fund të muajit do të diskutohet për transportin publik, ndërsa këtë javë, për të fundit herë, do të vijojët me oraret e kufizuara në të gjitha zonat e kuqe në Shqipëri. Që do të thotë se do të vijojë lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve nga ora 05:00 deri në orën 21:00, me makina dhe pa autorizime, bashkë me bizneset e hapura, por më pas do të mbyllen”, theksoi Rama. (INA)