VMRO: Epidemia po keqpërdoret për shitjen e identitetit maqedonas

Advertisment

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM dhe Zaev frikësohen nga populli. Opinioni ishte dëshmitar se në orë policore dhe nën masat për menaxhimin me epideminë, pushteti hoqi simbolin e diellit të Vergjinës nga sheshi i Kriva Pallankës”.

Sipas tyre, me këtë vazhdoi shkelja e vazhdueshme e dinjitetit të popullit dhe Maqedonisë.

Reklame

Pendarovskit, siç thonë nga kjo parti, në rolin e zëdhënësit të Zaev dhe LSDM, vërtetoi se LSDM i shmanget sjelljes së konsensusit nga të gjitha subjektet politike relevante për interesat kombëtare dhe çështjet e identitetit siç është gjuha maqedonase, kombi maqedonas dhe populli maqedonas.

“Pendarovski dje i vërtetoi deklarimet tona, se Zaev dhe LSDM janë të gatshëm të vazhdojnë për këto çështje “, shprehen nga OBRM-PDUKM.