VMRO i kërkon llogari Pendarovski për mandatin, harroi se njëjtë veproi më parë me Gruevskin

Advertisment

Ashtu siç pritej VMRO përmes Grupit të saj parlamentar i udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pak kohë më parë arritur në Vilën Vodno për tu takuar me presidentin e Maqedonisë së veriut Stevo Pendarovski,transmeton INA

Ky reagim i VMRO-së pritej pasi Zoran Zaev mori mandatin pa e thënë qartazi se ka siguruar numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, shkruan INA. Situata është identike me zgjedhjet e vitit 2016-të kur Presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov ia dha mandatin prijësit të VMRO-së Nikolla Gruevskit edhe pse ky i fundit nuk e kishte siguruar Presidentin se kishte 61 vota.

Reklame

Ndërkaq kushtetuta thotë qarte se “Presidenti i Republikës ka për detyrë që në afat prej 10 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend”.
As ne rastin e Gruevskit as tani të Zaevit nuk kemi shumicë të siguruar paraprakisht.

Me interes po pritet si do të kaloje takimi i paraparë për mbrëmjen e sotme mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe mandatarit Zoran Zaev. Shtiza thyhen për postin e kryeministrit të cilin BDI me gjasë do të vazhdojë të kërkojë për një vit të paktën pas Zoran Zaevit.