VMRO: Maqedonia numëron 700 të vd ekur nga coronavirusi, Filipçe s’ka as plan e as strategji

Advertisment

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps që para se të fillojë vala e dytë e pandemisë së coronavirusit.

Sipas tyre, kjo është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Zaevit dhe Filipçes.

Reklame

“Maqedonia me 24 orët e fundit arriti në numrin prej 700 të vd ekurve nga coronavirusi dhe 16.780 të infektuar. Këto numra janë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë nëse krahasohet numri i banorëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Filipçe parashihte, shtojnë nga kjo parti, që për tetë herë të ketë më pak të infektuar dhe të vdekur në valën e parë dhe bashkërisht me Zaevin promovuan normalitet të ri që kontribuoj që epidemia të del nga kontrolli.

“Qeveria dëshmoi se nuk din dhe nuk mund të menaxhojë me krizën shëndetësore. Atyre ju interesonte të rrinë në pushtet pa bërë plan dhe strategji konkrete, protokolle mbrojtëse dhe masa se si të mbrohet shëndeti dhe tani para valës së dytë nuk dinë çtë bëjnë”, thonë nga VMRO-DPMNE.