VMRO: Për katër ditë ka 99 të infektuar dhe 9 të vdekur-Filipçe e gënjen opinionin

Advertisment

Zoran Zaev e urren popullin e tij meqë e shtyn me çdo kusht në zgjedhje të zeza në të cilat në vend të votuesve do të numëroheshin viktimat dhe të infektuarit me koronavirus.

Kështu thekson në kumtesën e saj VMRO-DPMNE, ku sipas tyre Zaev dhe LSDM gënjejnë se situata me koronavirusin është duke u qetësuar, ndërsa realiteti është se ajo është më keq së në mars kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Reklame

“Vetëm në katër ditët e kaluara, ka pasur 99 të infektuar dhe 9 vdekje nga koronavirusi në Maqedoni, gjë që tregon se situata është alarmante. Që të jetë e gjithë situata më shqetësuese, shifrat e këtilla të tmerrshme i kemi në një kohë kur qeveria ka ulur në mënyrë drastike numrin e testeve, në vend që ta rritë atë dhe të ketë një pasqyrë realiste të situatës me koronavirusin”, qëndron në komunikatë.

Për më tepër, sipas VMRO-DPMNE-së Maqedonia po përballet më keq në rajon me krizën e koronës. Maqedonia mban rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve për milion banorë në rajon, me numrin më të lartë të të infektuarve dhe më pak të testuar.

Por, pavarësisht shifrave të tilla shqetësuese, nën diktatin e Zaevit, Filipçe po gënjen publikun se beteja e parë me virusin është fituar, të gjitha me qëllim që të shkojnë në votime për të shpëtuar karrierën e Zaev me çmimin e jetëve të humbura.

VMRO DPMNE thotë se është ndryshe nga LSDM-ja. Me LSDM-në dhe Zaevin, ne morëm një regjim hibrid të paaftësisë, krimit dhe varfërisë.