VMRO: Policia mund të hyjë në shtëpi vetëm nëse ka vendim nga Gjykata

Advertisment

Reagime nga opozitarja VMRO-DPMNE rreth masës së Qeverisë për numrin e kufizuar të mysafirëve që mund të pranohen në shtëpi.
Nga partia e Mickoskit, përmes një kumtese, shkruajnë se nëse masa kryesore për luftë kundër Kovid-19 është ajo që Spasovski do të numërojë mysafirë nëpër shtëpitë, përveç asaj që e shkelin Kushtetutën, duhet menjëherë tërë qeveria të japë dorëheqje.

“Nëse Qeveria e Zaeit në seancë qeveritare e miraton masën e propozuar nga komisioni partiak shëndetësor atëherë do të hyjë në shkelje brutale të Kushtetutës dhe nëse e refuzon atëherë Filipçe dhe qeveria duhet të kërkojnë përgjegjësi nga komisioni dhe ta shkarkojnë, në të kundërtën do të dëshmojnë se po luajnë me shtetin dhe tërë kriza po menaxhohet nga njerëz të paaftë. Sipas nenit 26 nga Kushtetuta, policia mund të hyjë në shtëpi vetëm nëse ka vendim paraprak nga Gjykata, e jo sipas dëshirës së MPB-së ose prokurorisë”, shkruajnë nga DPMNE.

Reklame

Nga atje shtojnë se Zaev dhe Filipçe kanë shkaktuar debakël të plotë në planin shëndetësor. Mospasja e strategjisë së qartë, thonë nga VMRO-DPMNE, rezultoi me 364 të infektuar të rinj nga koronavirusi gjatë ditës së djeshme.

“Kriza nuk i ka hasur Zaevin dhe Filopçen, ata e kanë ditur se ende ka goditje më të tmerrshme nga vala e parë, e cila për fat të keq tek ne është me kohëzgjatje të vazhduar dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë gjatë verës për t’i përforcuar kapacitetete e shëndetësisë publike, si me hapësira spitalore, ashtu edhe me pajijes”, shkruhet në reagim, duke propozuar në fund që në vend të improvizimeve dhe paaftësisë duhet përgjegjësi.