VMRO sot proteston, bllokohen rruëgt e Shkupit

Për shkak të protestës së paralajmëruar nga VMRO-DPMNE-ja, në disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime në trafikun e automjeteve.

Sot, nesër, dhe të enjten, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 do të ketë bllokada në disa rrugë.

Do të bllokohet udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov”(afër Q.T. Mavrovasja), udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe

rrugës “Kiril dhe Metodi”( Ndërtesa Nova Makedonija) dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 Tetori” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”(Spitali i Qytetit).