VMRO: Të hapur për një ligj të ri për gjuhën shqipe, jo mbi 20% (VIDEO)

Advertisment

VMRO DPMNE është e gatshme që të shqyrtojë ndryshimin e ligjit të gjuhëve ku qartë të thuhet se gjuha shqipe gjithashtu do jetë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke hequr përshkrimin “mbi 20 përqind”, siç është tani.

Këtë deklaratë e bëri Stefan Andonovski, këshilltar i Mickovskit kreut të partisë në debatin gjatë Programit 200 në Alsat-M.

Reklame

Ai gjithashtu tha se nuk është standard evropian që një etni të përshkruhet si shifër. Përfaqësuesi i LSDM në emision Andrej Zhernovski vlerësoi ndyshimin e qëndrimit të VMRO DPMNE-së në lidhje me gjuhën shqipe.

Dy partitë ndërkohë thanë se do fitojnë në zgjedhjet e ardhëshme dhe se nuk kanë preferencë me cilën nga partitë shqiptare do të bëjnë koalicion nëse do të duhet, për krijimin e qeverisë së ardhëshme./Alsat-M