Vodhi veturën që përdoret për bartjen e ku fomave!

Policia e Kosovës ka raportuar për një vetur të vjedhur në Pejë.

Policia e Kosovës ka arr estuar një person, pasi që ai dyshohet se kishte vjedhur veturën e cila ishte përdorur për barjten e kufomave.

Vetura ishte në vendparkimin e BIK-ut, derisa është vjedhur.

“VETURË E VJEDHUR E GJETUR- Rr. ‘Lidhja e Pejës’, Pejë 24 shkurt 2021 – në ora 04 e 36 minuta.

Është arr estuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai kishte vjedhur veturën, e cila kishte qenë në vendparkimin e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e ku fomave.

I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.