Vjosa Osmani ka një porosi për Kurtin

Advertisment

Nënkryetarja e LDKsë Vjosa Osmani, ka thënë se ka vullnet për marrëveshje me VV-në.

Sipas saj, tani pas dekretimit të Albin Kurti këto dy javë duhet të shfrytëzohen për marrëveshje e jo për t’ia lënë fajin njëra-tjetrës, raporton Ekonomia Online.

Reklame

“Qëndrimin LDKsë është thënë qartë gjatë ditëve që shkuan është konfirmuar dhe nga ne që jemi pjesë e organeve të LDKsë dhe nga vet kryetari që LDKja ka vullnet që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen. Tanimë që zyrtarisht e kemi mandatimin e kandidatit për kryeministër dhe koha është e përcaktuar me Kushtetutë të vendit ajo për të cilën bëj thirrje unë, është që dy javët e ardhshme të shfrytëzohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes e jo për fajësime ndaj njëra-tjetrës”.

“…besoj e kemi shumë të qartë se cili ka qenë vullneti i qytetarëve i 6 tetorit dhe të gjitha mospajtimet që na kanë ndarë duhet të lihen anash dhe tjetër në vijim duhet të shfrytëzohen maksimalisht dhe me respekt të ndërsjellët për të arritur një marrëveshje me të cilën të dyja partitë ndihen se janë të përfaqësuara. Në përputhje me votat e qytetarëve që i kemi marr me 6 tetor”.

“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet të qartë nga të dyja pakët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur tek një mes në një kompromis të cilin të dyja partitë shihen që vullnetshëm po hynë në koalicion, duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët dhe duke pasur parasysh fuqinë politike që e përfaqëson njëra dhe tjetra, duke pasur parasysh votat që i kemi marr më 6 tetor”.

“Unë besoj që ky vullnet ekziston dhe tani ka ardhur koha që ky vullnet të materializohet, dhe nuk ka pse shtyhet, ne kemi hyrë për ta quar panin në opozitë dhe duhet ta lëmë në opozitë aty ku është”.