Mickovski: Zaevin do ta ze edhe muaj i Ramazanit pa vaksina

Kreu i VMRO-DMPNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme ka komentuar deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje tha se vaksinat kineze do të arrijnë në vend pas 18 shkurtit, respektivisht pas Vitit të Ri kinez, transmeton Alsat.

“Kaluan shumë festa, ortodokse, katolike, Viti i Ri, kaluan krishtlindjet, ja do të kalojnë edhe Viti i Ri kinez. Ja ndoshta do të vijë edhe Ramazan Bajrami, do të vijnë do them edhe pashkët, por paaftësia e Zoran Zaevit dhe ekipit rreth tij dhe gënjeshtrat do të mbeten. Dashtë zoti që të vijnë sa më shpejtë vaksinat. Por edhe këto që i marrim si donacion nuk jemi në gjendje t`i pranojmë”, tha mes tjerash Mickoski.