Në komunat Kumanovë, Likovë dhe Nagoreçan i Vjetër votimi zhvillohet pa probleme për të infektuarit me Kovid 19 dhe personave në vetëizolim, konfirmuan sot kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.
Kryetari i KKZ-Kumanovë Dragan Jovanovski, kumtoi se të drejtë vote kanë 12 të infektuar nga Kovid-19 dhe 19 persona në vetëizolim. Kryetari i KKZ-Likovë, Lirim Jashari informoi se sot votojnë gjashtë persona të infektuar në vetëizolim në këtë Komunë.
“Votimi i tre të infektuarve nga Kovid-19 në Nagoreçan të Vjetër përfundoi”, kumtoi kryetari i KKZ Nagoreçan i Vjetër, Dragan Jovanovski.
Zëvendëskryetari i këshillit të posaçëm zgjedhor, mjeku Marjan Denkovski deklaroi se gjithçka po zhvillohet sipas protokolleve të cilat janë përcaktuar nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve me komisionin e shëndetësisë.