Voton edhe Fatime Fetai në Çair (VIDEO)

Advertisment

Procesi zgjedhor në Çair filloi me vonesë, kjo për shkak se ngadalë ecte procedura e verifikimit të materialit zgjedhor nga anëtarë e komisioneve zgjedhore.

Pritja e gjatë ngjalli revoltë tek anëtarët e pranishëm.

Reklame

Prej orës 10 jemi duke pritur, tash hynë rend e pa rend.

Radhët përfunduan pas 12:30 dhe Komisioni i veçantë zgjedhor drejt personave të infektuar me Kovid-19 dhe në izolim u nis me vetura personale.

“Materialin e pranuam tash vazhdojmë me zgjedhjet. Pajisjet mbrojtëse që duhet t’i kemi, do t’i veshim te vendi”

Me të arritur te lokacioni i parë, filluan përgatitjet.

“Është ora 13:20 dhe tash ka filluar procesi zgjedhor në komunën e Çairit. Ekipet mjekësore po bëjnë përgatitjet, po i veshin pajisjet mbrojtëse me të cilat do të mbrohen derisa do të hyjnë për të votuar personat e infektuar dhe në vetëizolim”, Fatbardha Curri, gazetare.

Votuesi i parë ishte person pozitiv dhe nuk dëshiroi ta incizojmë. I dyti që ishte paraqitur për ta realizuar të drejtën e votës, ishte prokurorja Fatime Fetai. Pasi e realizoi të drejtën e votës, ajo ftoi që më 15 korrik të dalin në votime edhe qytetarët e tjerë.

“Nëse ne duam të jemi kreator të ardhmërisë sonë, të një ardhmërie më të mirë që nënkupton institucione funksionale demokratike dhe me një parlament me shumicë stabile dhe institucione që do ta dërgonin vendin tonë drejt Bashkimi Evropian, ajo që duhet ta bëjmë është ta shfrytëzojmë të drejtën e votës”, u shpreh Prokurorja Fatime Fetai.

Ekipet vazhduan me të paraqiturit e tjerë.

“Na presin edhe 20 persona. Kështu është procedura te të gjithë. Me veshje, me dezinfektues”
TV21: A ndjeheni të mbrojtur me këto masa?
“Mendoj që po. Si motër medicinale të njëjtën veshje e kemi edhe në punë”, tha një motër medicinale.

Përndryshe, sot është dita e parë e procesit zgjedhor që do të zgjasë 3 ditë. Nesër do të votojnë personat e dobët dhe të sëmurë. Më 15 korrik të drejtën e votës do të mund ta realizojnë edhe qytetarët e tjerë, por nën masa të veçanta për shkak të epidemisë së Kovid-19.