Votoni me mend

Advertisment

Hasim SOPI

Së shpejti do të vijnë zgjedhjet, unë ju sugjeroj të keni kujdes se kujt ia jepni votën, sepse me votën tuaj Ju bëni kontrabandë me të ardhmen e fëmijëve tuaj!
Mos votoni ata që CV-në e kanë të bardhë, përveç lëvdatave që ia japin kryetarit ditë e natë, Mos votoni ata që profesionalisht janë të dështuar, ata që punën e parë e kanë gjetur pasi kanë hyrë në politikë. Votoni për ata që do t’ju tregojnë se si do ta depolitizojnë arsimin (nëse ka prej tyre) kur t’ju thonë se do ta depolitizojnë arsimin, Ju pyetni se si do ta bëjnë një gjë të tillë, nëse nuk dijnë t’ua sqarojnë, ta dini se ju gënjejnë!

Reklame

Votoni për ata që do ta rregullojnë shëndetësinë me projekte konkrete (nëse kanë)
Votoni për ata që do kenë në rradhët e tyre të rinjë të përgatitur, të cilët janë të suksesshëm në profesionet e tyre! Votoni për ata që do t’ju tregojnë se si do ta ndalojnë rininë që ik nga vendi, Votoni për ata që flasin mençur, ata që nuk ecin me banda rrugës, ata që janë të qetë dhe të respektuar ne vendet e tyre,

Mos votoni ata që janë bërë milioner pa asnjë ditë pune! Mos votoni ata që ju thonë se vetëm ata kanë të drejtë!

Votoni ata që do t’i përfshijnë në listat e tyre femrat dhe të rinjtë! Votoni me mend, për të mirën e fëmijëve tuaj!