Voziste me 300 kilometra në orë, ja sa është gjoba për 24 vjeçarin nga Tetova

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme (18.02.2021) policia rrugore në ka zbuluar dhe sanksionuar 24 vjeçarin B.J. nga Tetova i cili ka drejtuar makinën e tipit “BMV” me targa të Tetovës.

B.J. diku rreth orës 12 e 30 minuta në autostradën Gostivar-Tetovë ka lëvizur me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, dhe më pas videon e ka publikuar në rrjetin “Tik-Tok”.

Reklame

24 vjeçari do të gjobitet në bazë të nenit 36 alineja 3 nga Ligji për siguri në trafik i cili për këtë vepër parasheh gjobë në vlerë prej 400 euro dhe marrjen e lejes për vozitje për një vit.