Vuçiç flet për Kosovën, pas Samitit: S’e morën liberalizimin e vizave

Presidenti i Sebrisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencën e përbashkët për media me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë të ditur se Kosova në samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, nuk ka arritur ta marrë liberalizimin e vizave.

Sipas tij samiti në fjalë nuk ka prodhuar asgjë konkrete për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk kishte rezultate konkrete për Ballkanin Perëndimor, por ishte një diskutim i mirë dhe unë nuk e nënvlerësojë një gjë të tillë. Nëse më pyetni se Maqedonia e Veriut apo Shqipëria morën një datë, jo ata nuk morën, nëse Prishtina e morri liberalizimin e vizave, jo nuk e morri, nëse Bosnja morri statusin kandidat, jo nuk e morën”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti Vuçiç, më tej ka bërë të ditur se në samitin në fjalë është diskutuar edhe për propozimin e Presidentit të Francës, , Emmanuel Macron, për krijimin e një komuniteti të ri politik evropian, të cilën e ka cilësuar si një nismë të mirë.

“Është e vetmja mënyrë për ne që të dëgjohemi si dhe që të dëgjojmë kolegët tanë evropian dhe të njohim mënyrën se si ata mendojnë”, ka shtuar ai.

Sipas Vuçiç, Ballkani i Hapur është ide e tre shteteve themeluese të kësaj nisme, e assesi një nismë i propozuar nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban apo Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin.

“Ballkani i Hapur ishte ideja e tre shteteve, ishte ideja jonë, donim të kujdeseshim për veten tonë, të bënim diçka të mirë për rajonin tonë, të kujdeseshim për fqinjët kjo ishte ideja. Ndërsa njëri aty thoshte se Ballkani i Hapur ishte ideja e Orbanit, pastaj dikush tha që kjo ishe ide e Putinit, unë nuk kam folur kurrë me Putinin për këtë temë, ne e bëmë vetë nuk na duhej askush tjetër, tri vende të Ballkanit me përfaqësuesit e tyre dhe gjetën zgjidhje për disa nga problemet e tyre, është e ndaluar kjo?”