Vuçiç hap letrat për shkëmbimin e territoreve: Na e prishi Merkel!

Advertisment

Aleksandër Vuçiç ka sulmuar ashpër europianët, e në mënyrë indirekte dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi ka thënë se ka dashur që Serbia ta njohë Kosovën pa asnjë gjë në shkëmbim.

Vuçiç e shprehu mllefin e tij në një gazetë gjermane, si për të dhënë mesazhin ndaj personit që i tha “Stop” planit të tij e të Thaçit për të miratuar një marrëveshje të ashtuquajtur win-win mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Richard Grenell, përcjell Bota Sot.

Reklame

Merkel e bëri të pamundur këtë gjë dhe Vuçiç e tregon fare hapur mllefin e tij që Merkel donte ta poshtronte.

Në këmbim të njohjes së Kosovës, Vuçiç tha se Merkel na ka ofruar një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së, porse nuk po i ofron Serbisë asgjë.

“Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, tha presidenti Serb, i cili ka vijuar: “Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha në intervistënë për “Kleine Zeitung”.

Gjermania e ka kundërshtuar çështjen e shkëmbimit të territoreve me një qëndrim parimor se mund të sjellë një trazirë dhe efekt domino në rajon, çka normalisht edhe pritej.

Kurse Grenell, ju fut së bashku me Thaçin e Vuçiçin kësaj loje qorrazi, natyrisht duke marrë edhe shkeljen e syrit nga Putin.

Tani që Merkel fitoi e vetme kundër këtyre 4 burrave, dy gjigandë dhe dy liliputë, kanë nisur hapja e petëve të lakrorit, duke nxjerrë të gjitha të palarat.

Vuçiç tha për gazetën gjermane se Serbia nuk mund të detyrohet ta njohë Kosovën pa marrë diçka në këmbim. E në këtë rast nuk flitet thjesht për anëtarësimin në BE, por diçka më e madhe. Të cilën e kishte rregulluar edhe me Thaçin, ndaj Merkel i vuri përfundimisht vulën presidentit të Kosovës, i cili ditët në politikë i ka të numëruara./BotaSot