Vucic tallet me Kosovën e BE-në: As zoti në qiell se di kur bëhet qeveria në Prishtinë, e lëre më Borrell

Advertisment

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi sot se nuk e di kush do të jetë Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi por është i mendimit se cila do figurë që të jetë, Berlini përmes Brukselit do ta ketë fjalën kryesore në lidhje me Kosovën.

Vucic në intervistën gati tradicionale tani në televizionin serb Tv Prva edhe një herë e thumboi BE’në, por këtë herë një ditë pasi e priti Përfaqësuesin e Lartë të Komisionit Europian për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Josep Borrell, që nuk po e kalon aq lehtë në vizitën e tij të parë si shef i diplomacisë europiane në Ballkan.

Reklame

Presidenti serb tërthorazi kritikoi BE’në dje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë së BE’së Borrell kur u deklarua e “gjasat për kompromis u vranë”. Ish shefja e diplomacisë së BE’së Federica Mogherini, ishte kritikuar dhe lënë anash pasi siç flitet kishte qenë e gatshme të lejonte të diskutonte tema që nuk ishin të përshtatshme për bllokun europian.

Vucic vlerësoi se Serbia po hy në një periudhë shumë të vështirë e shtoi se ai tani më e di si kush do të jetë figura e caktuar.

“Atëherë kur të caktohet përfaqësuesi për dialog dhe me shumë gjasë edhe për Bosnje e Hercegovinë, e ky do të jetë dikush me mbështetje të madhe të Berlinit. Pa marrë parasysh se për cilën figurë bëhet fjalë, Berlini përmes Brukselit do të ketë fjalën kryesore, që për ne nuk do të jetë e lehtë e vetëm do të vështirësohet, do të jetë shumë vështirë”.

I pyetur se a e ka mësuar nga Përfaqësuesi Lartë i BE’së Borrell se kur do të formohet qeveria e re në Prishtinë, Vucic vazhdoi me cinizmin e tij “atë nuk e di ati Zot në qiell e lëre Borrelli”.

Vucic e pati edhe një paralajmërim për Albin Kurtin që ja kishin thënë Lista Serbe se dëshirojnë ministrin e tyre, tani nga shefi në Beograd e tha edhe më qartë se çfarë do kreu i serbëve.

“Atij i kishin thënë të hënën do formohet por unë e kam dëgjuar këtë shumë shpesh. Ka rrezik që nëse Kurti dëshiron të poshtëroj serbët e Listën Serbe e zgjedh për ministër një serb të tij privat, që do të thoshte fund i çdo mundësie të bisedimeve normale dhe racionale me Kurtin” tha Vucic.