Vuçiq godet Zaevin, ja përse?

82

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në pyetje gazetareske se pse nuk ka asnjë reagim nga ambasadat perëndimore për sulmin në RTS, tha se nuk është u shqetësuar për atë se me rëndësi është mbështetja e popullit, njofton Portalb.mk.

“Ambasadorët le ta bëjnë punën e tyre, mua më intereson populli”, tha Vuçiq.

“Te ne kanë standarde të dyfishta. Ambasadorët perëndimor nuk e kanë dënuar sulmin në RTS, ndërkaq e kanë dënuar atë që nuk u ka pëlqyer kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë. Miku i madh i manjatit Gillas dhe të manjatit Jeremiq, Zoran Zaev, është lavdëruar se si e kanë dënuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me 18 vjet burg, pasi që nuk i ka penguar qytetarët që të hyjnë në Kuvend. Sipas kësaj logjike, ne do të duhej që ta shqyrtojmë përgjegjësinë e ministrit Nebojsha Stafanoviq që nuk ka parandaluar hyrjen e dhunuesve në RTS”, shtoi Vuçiq.

Ai shtoi, Serbia do ta mbrojë stabilitetin dhe do t’i fitojë hul.iganët.