Vuçiq i befasuar nga deklarata e Hotit për marrëveshjen përfundimtare

Advertisment

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i befasuar nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit sipas së cilës “një marrëveshje përfundimtare po draftohet në Bruksel. Ne nuk dimë asgjë për të”.

“Ne do të kërkojmë të diskutojmë për mospërmbushjen e asaj që u nënshkrua në prill të 2013, dhe kjo është Asociacioni i Komunave Serbe” tha ai në një konferencë për media.

Reklame

Kreu i shtetit serb shtoi se “nuk kemi ditë të lehta dhe të thjeshta përpara nesh sa i përket Kosovës”, dhe se do të duhet shumë forcë dhe energji për të ruajtur pozicionin e një partneri të sinqertë, si dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis”.

“Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga Marko Gjuriq është absolutisht i gatshëm për të biseduar me delegacionin e Kosovës. Ne duam bisedime serioze konkrete, por nëse dikush mendon se Serbia do të jetë thes për goditje (thes boksi), atëherë unë mendoj se është një politikë shumë e gabuar dhe se nuk do të na çoj askund “, tha Vuçiq, ndër të tjera, duke shtuar se ekonomia është një nga pjesët më të rëndësishme të bisedës, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.

Duke iu drejtuar kombit, Vuçiq tha se Serbia duhet të jetë e fortë dhe të refuzojë gjithçka që nuk përfaqëson një kompromis, dhe për të cilën përpiqet pala e Prishtinës.

Vuçiq iu referua deklaratës së kryeministrit Avdullah Hoti bërë gjatë javës së shkuar në ditën kur u mbajt takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai pati deklaruar se dialogu teknik ka përfunduar, dhe se po atë ditë në Bruksel do të nis draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje”, kishte shkruar ai ai.

Komentet e kreut të shtetit serb vijnë në ditën kur në kryeqendrën evropiane mbahet takimi i dytë në mes të koordinatorit shtetëror për dialogun, Skender Hyseni dhe përfaqësuesit nga Serbia, Marko Gjuriq.