Vuçiq kërkon nga Qeveria e Serbisë ta lejojë vaksinimin falas të maqedonasve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të sigurojë vaksinim falas për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nga Presidenca e Serbisë kanë thënë për Tanjug se Vuçiq ka kërkuar që edhe qytetarët Maqedonisë së Veriut të vaksinohen falas në Serbi, si qytetarët e Bosnje Hercegovinës.

Reklame

Prej sot boshnjakët kanë të drejt të vaksinohen falas në Serbi, Vuçiq kishte deklaruar dje se ata do të marrinë edhe një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.