Vuçiq komenton zgjedhjen e Osmanit presidente

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha mbrëmë se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese.

Kështu tha ai në TV Pink pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.
“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit.

Reklame

Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.