Vuçiq: S’do të ndodhë që ta njohim Kosovën dhe ta japim Preshevën dhe Medvegjën

Advertisment
HTML Image as link

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk e ka parë dokumentin për ndryshim të kufijve në Ballkan që u publikua ditë më parë e që u tha se e ka dorëzuar kryeministri slloven Janez Jansa.

Ai është shprehur se as nuk ka marrë pjesë në krijimin e këtij plani, ku përmendet ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe lëvizje të tjera.

Reklame

Vuçiq ka folur sonte në një intervistë edhe për Kosovën.

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën, ta japë Preshevën dhe Medvegjën për ta marrë Republika Sërpska. Kjo nuk do të ndodhë”, është shprehur Vuçiq.