Vuçiq tërhiqet pas protestave kundër planit për izolim të dytë

Advertisment

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është tërhequr nga plani për nje izolim tjëtër pas rasteve të shumta me coronavirus në Serbi.

Kjo pasi dy ditë rresht u organizuan protesta masive, madje protesta e fundit kishte të plagosur dhe përleshje në mes grupeve protestuese dhe policisë së vendit.

Reklame

Vuçiq tha të Mërkurën se pa një gjendje të jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë një izolimi, në një sulm të dukshëm në planin e tij për të imponuar një izolim me qëllim të frenimit të përhapjes së coronavirusit, raporton Euroneës.

Ai tha se ekipi i vendit, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë “ndoshta vendosin nesër për masa më të ashpra, por pa futur një izolim”.

Protestat kishin eskaluar deri në atë masë sa disa protestues arrinë të hynë në Parlamentin e Serbisë duke brohoritur kundër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.