Vulin nuk pyet për Amerikën: Blejmë armatim prej ku të duam vetë

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin i është kundërpërgjigjur Amerikës për kërkesë ndalimin e blerjes së armatimit nga Rusia. Vulin ka thënë se Serbia blen armatim ku të do, dhe i duhet armatimi për tu mbrojtur.

“Serbia shtë vendi i lirë dhe askush nuk guxon të përzihet se si ajo e pajisë ushtrinë e saj. Armatimi është i nevojshëm për të mbrojtur vetën.

Reklame

Nuk ka asnjë arsye që ndaj Serbisë të zbatohen çfarëdo sanksionesh dhe jam i bindur se këtë nuk e kishte bërë asnjë vend i cili e respekton të drejtën e Serbisë që vet të vendosë për armatosjen e saj.

Nuk jemi koloni, kemi të drejtën të blejm armatim nga vendet mike” ka thënë Vulin.