Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave

Për shkak të tragjedisë së rëndë që tronditi mbrëmjen e kaluar Tetovën dhe gjithë vendin dhe në nderim të viktimave, kandidati Vullnet Murseli dhe ekipi i tij pezullojnë përkohësisht të gjitha aktivitetet parazgjedhore, dhe i ofrojnë në shërbim të familjeve të viktimave të gjitha resurset njerëzore.

“Në këto momente, lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave të zjarrit të 8 Shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Ndajmë dhimbjen me ju, dhe duam të jemi afër jush me çfarëdo ndihme që mund të ofrojmë, për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe vuajtjet tuaja. “