Vullnetarë nga Kumanova do t’i bashkohen në fushatë “Vetëvendosjes” (VIDEO)

30
#

Këta të rinj nga Kumanova kanë vendosur të angazhohen si vullnetar në fushatën elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, shkruan gazeta LAJM.

Mevludin Sulejmani, profesor i historisë në gjimnazin Sami Frashëri në Kumanovë dhe Hekuran Jashari, politolog, ditëve në vijim do të udhëtojnë drejt Prishtinës për të punuar që zgjedhjet e 6 tetorit të sjellin ndryshimin e madh në Kosovë.

Ata mendojnë se shteti i Kosovës si asnjëherë më parë ka nevojë për një drejtues si Albin Kurti, ndaj dhe ftojnë të gjithë që mendojnë si ata që të kontribuojnë në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor, shkruan gazeta LAJM.

Dy intelektualët e rinj nga Kumanova, njoftojnë se vullnetarë si ata që do t’i bashkangjiten fushatës në Kosovë, ka edhe nga qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Ata janë të mendimit Lëvizja Vetvendosje duhet të shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Të rinjtë nga Kumanova janë optimistë se Lëvizja Vetvendosje do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit dhe se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës./Gazeta LAJM