VV: Pesë gabimet e Hotit në takimin me Trumpin (foto)

Advertisment

Lëvizja “Vetëvendosje” ka vazhduar me kritika ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tyre, kryeministrti, Avdullah Hoti bëri pesë gabime.

Reklame

“Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Ëashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet në reagimin e tyre. /Indeksonline/