Wizzair suspendon 50 fluturime nga vendet e ish Jugosllavisë, më së shumti në Shkup

Advertisment

“Wizzair” është në proces të suspendimit të pesëdhjetë avio linjave nga dhe drejt vendeve të ish Jugosllavisë, informon Zhurnal.

Numri më i madh i fluturimeve të anuluara është në Shkup, me çka vijojnë Tuzlla, Ohri, Podgorica, Beogradi, Nishi, Prishtina, Ljubljana, Spliti dhe Sarajeva.

Reklame

Disa itinerare që janë në funksion, siç janë Meminghen – Podgoricë, Vienë – Ohër dhe Stokholm – Shkup, do të suspendohen për dy javë në sezonën e dimrit.

Aviotransporti planifikon të kthejë disa nga drejtimet e veta në nëntor dhe dhjetor, edhe pse kjo me siguri do të ndryshojë. Pjesa më e madhe e fluturimeve nuk do të fillojnë nga fillimi i sezonës së verës 2021. Aviotransporti është në vazhdim të disa linjave që ishin të anuluara përkohësisht gjatë verës, duke përfshirë Shkup – Turku dhe Beograd – Larnaka, derisa Shkup – Nirnbegr, Shkup – Kopenhagen dhe Beograd Baden do të ristartohen në fund të muajit./Zhurnal.mk