WSJ: Trump dëshiron marrëveshje Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në SHBA

Advertisment

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkruan se presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë në takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, duke shpresuar se do t’u mundësojë të dy palëve të arrijnë marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” citoi zyrtarë amerikanë të deklaronin se Trump shpreson që të sigurojë marrëveshje zyrtare afatgjate paqesore në rajon, “e cila ka qenë vatër e rivalitetit mes superfuqive”, me qëllim për të përmirësuar arritjet e tij të politikës së jashtme.

Reklame

Gazeta vlerëson se fillimi i ri i negociatave mes Prishtnës dhe Beogradit “tanimë shkakton polemikë në Evropë”, ku diplomatët thonë se BE-ja mund të mënjanohet “në oborrin e vet të shtëpisë”.

“Edhe krahas konfliktit mes Evropës dhe SHBA-së për presion nga administrata Trump, rezultat i suksesshëm do të zgjerojë ndikimin perëndimor në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive për ndikim, veçanërisht nga fillimi i pandemisë Kovid-19”, njoftoi gazeta amerikane “Wall Street Journal”.

Gazeta, e cila thekson se Prishtina dhe Beograd kanë konfirmuar se kanë pranuar ftesë për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë, i referohet një zyrtari të lartë anonim amerikan, i cili njoftoi se Trump kishte qenë personalisht i interesuar për këtë çështje vitin e kaluar, pasi liderët iu drejtuan administratës së tij. Një burim në administratën e tij tha se bashkëpunuesit e Trumpit besonin se zgjidhja për mosmarrëveshjen e gjatë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i jepte nxitje para zgjedhjeve, veçanërisht pasi bisedimet me Korenë e Veriut dhe presioni ndaj Iranit kishin “rezultate të kufizuara”.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, gjithashtu, njofton se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, për gazetën ka deklaruar se qeveria e tij mezi pret të përfshihet në negociatat nën patronazhin e SHBA-së. Ky edicion njofton se ky presion diplomatik amerikan ka hasur në “mbështetje entuziaste” në Prishtinë dhe Beograd.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, vlerëson se megjithëse Evropa dhe SHBA-ja kanë bashkëpunuar tradicionalisht si partnerë në Ballkan, aleanca është shpërbërë gradualisht vitet e fundit. Në këtë kontekst, thuhet se Gjermania e udhëheq kundërshtimin e Evropës ndaj shkëmbimit të territoreve në Ballkan, nga frika se kjo mund të çojë në valë pretendimesh territoriale në rajon.

Gazeta, gjithashtu, rikujton se Franca dhe Gjermania u bënë thirrje të dy palëve të rifillojnë bisedimet të përkrahura nga BE-ja, muajin e kaluar, dhe njofton se zyrtarët evropianë kishin shprehur dyshime se presioni ekonomik i Uashingtonit do të çonte në zgjidhje të, siç konsiderojnë, “çështjes kryesore politike – njohjen serbe të Kosovës”.