Xhabir Emini zgjidhet kryetar i FRI-së

Advertisment

Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e gjashtë zgjedhor.

Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si përfaqësues të organizatave të ndryshme, ish kryetarët e FRI-së, anëtarë e aktivistë të tjerë.
Kuvendi u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të kuvendit, z.Burhanedin Nuhiu duke vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani.

Reklame

Para se të fillojnë punimet e kuvendit, fjalë përshëndetëse pati edhe drejtori i shtëpisë botuese Furkan ISM, Dr. Muhamed Murtezi. Në seancën e parë të kuvendit u bë raportimi i aktiviteteve të FRI-së dhe raportimi financiar për vitin 2019-2020, të cilët raporte edhe u miratuan nga kuvendarët. Në fund u bë edhe dekorimi i kryesisë dhe anëtarëve të kuvendit të FRI-së.

Në seancën e dytë të kuvendit u bë shpërndarja e kuvendit të vjetër, formimi dhe miratimi i kuvendit të ri si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe dy nënkryetarëve.
Kryetari i ri i kuvendit të FRI-së u zgjodh Mr. Vullnet Selmani, dy nënkryetarët u zgjodhën Husejn Ademi dhe Aishe Emini. Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të ri të kuvendit, kuvendarët propozuan dhe pas votimit, kryetar i Forumit Rinor Islam u zgjodh Xhabir Emini.

Kuvendi poashtu miratoi edhe formimin e një pjese të kryesisë së FRI-së për periudhën 2020-2024, që do ta përbëjnë kryetarët e Degëve ku vepron FRI-ja, Erduan Kurtishi nga Kumanova, Fuat Shabani nga Shkupi, Mevlan Abazi nga Tetova, Xhemal Ahmedi nga Kërçova, Veton Ibrahimi nga Prilepi. Në fund, kryetari i posazgjedhur i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini, iu drejtua të pranishmëve me fjalim përshëndetës. Me këtë edhe u përmbyllën punimet e kuvendit të gjashtë zgjedhor të FRI-së.