Xhaferi: “Askush nuk është shefi im, as Zaevi, as Ahmeti”

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në Televizionin e Maqedonisë theksoi se takim liderësh nuk do të therrës, sidomos në një situatë kur kryetari i partisë nuk është deputet.

“Nuk do të jem iniciator për takim liderësh, veçanërisht në një situatë kur lideri i partisë nuk është deputet. Puna e Kuvendit nuk duhet të varet nga takimet e liderëve”, tha Xhaferi.

Reklame

Xhaferi mes tjerash potencoi se ai është kryetar i Kuvendit dhe se të gjithë shefat e grupeve parlamentare janë në varësi të tij. Sipas Xhaferit, parimi i demokracisë parlamentare duhet të kuptohet nga të gjithë.

“Xhaferi si kryetar i Kuvendit nuk do të përfshihem në interpretimin e liderëve partiak. Por edhe Mickoski dhe kushdo qoftë tjetër duhet ta kuptojë dhe jam i bindur se edhe ai e di që unë nuk kam shef. Unë jam shefi. Unë jam kryetar i Kuvendit dhe nuk kam asnjë shef, as Zaevin, as Ahmetin”, shtoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.