Xhaferi: E arritëm anëtarësimin në NATO, synojmë BEnë

Advertisment
HTML Image as link

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar shtetin e tij për ditën e pavarësisë së 29-të.

Xhaferi e ka quajtur si sukses historik anëtarësimin në NATO, ndërsa bëri të ditur se synojnë fuqishëm rrugën drejt BE-së, transmeton Klan Kosova.

Reklame

“Të bashkuar, u ballafaquam me shumë sfida dhe arritëm sukses historik, e realizuam idenë e përbërjes së parë parlamentare – anëtarësimin në NATO,

kështu të bashkuar vazhdojmë kah sfidat dhe sukseset e reja – anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe realizimi i vizionit të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë – për ne, për gjeneratat e ardhshme. Qoftë me jetë të gjatë, e përparuar, ekonomikisht e fuqishme, evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut! Urime Dita e pavarësisë”, ka shkruar ai.