Xhaferi e njoftoi komisionin se Gruevski gjashtë muaj nuk është paraqitur në Kuvend

13

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot zyrtarisht e njoftoi Komisionin e Çështjen e Imunitetit-Mandateve se deputeti në azil, NIkolla Gruevski gjashtë muaj mungon pa arsyetim nga puna si deputet në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Pas njoftimit zyrtar, kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevvski duhet të caktojë seancë në të cilën do të debatohet për marrjen e mandatit të Gruevskit, dhe nëse sillet propozim i tillë, do të shqyrtohet në seancë plenare.

Vendimi për marrjen e mandatit të ish-kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNEsë duhet ttë miratohet me dy të tretën e shumicës, gjegjësisht nevojiten 80 vota të deputetëve.

Gruevski është zyrtarisht në arrati nga 13 nëntor 2018, kur u lajmëruar nga Budapesti dhe u mburr se kishte marrë azil. Kuvendi një herë u përpoq t’ia merr mandatin, por nuk u siguruan 80 vota, gjegjësisht dy të tretat e shumicës së votave të deputetëve.