Xhaferi: Institucionet të hetojnë në mënyrë profesionale zhvillimet me PSP-në

28
#

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi thotë se është e rëndësishme të mbështetet ekzistenca e Prokurorisë së Posaçme Publike, por që autoritetet duhet të hetojnë rastin me Katica Janeva, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase/FLAKA.

“Unë jam një prej nënshkruesve të Ligjit ekzistues mbi Prokurorinë Speciale, dhe në këtë kontekst, si deputet i Parlamentit dhe tani si Kryetar i Kuvendit, nuk kam asnjë dilemë lidhur me nevojën për të mbështetur një zgjidhje të tillë ligjore. Lajmin e morëm pas mbërritjes në Uashington. Si deputet dhe kryetar i Kuvendit, unë nuk do të komentoj për zhvillimet, sepse është përgjegjësi e institucioneve përkatëse, të cilat në fund të fundit duhet të dalin në mënyrë profesionale dhe në parim me një njoftim adekuat pas të gjitha gjetjeve dhe kështu të informojnë publikun dhe ne si institucionet. Unë mendoj se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre siç kërkohet nga rregulloret në vend”, tha Xhaferi për Zërin e Amerikës.